E PABESUESHME: Ora e ‘Apple’ i shpëtoi jetën dhe i siguroi vendin e punës në gjigandin e teknologjisë …!?

"Kurrë nuk e kam menduar se ajo pajisje mund të ishte kaq e rëndësishme për mua," rrëfen ai. "Por vetëm sepse isha duke luajtur me të kuptova se rrahjet e mia të zemrës nuk ishin në rregull, dhe pas pak kohësh e kuptova se unë kisha një problem serios."

Fun

23/09/2015 16:33

Paul Houle nxës i shkollës së mesme filloi të trajnimet në futboll në fillim të muajit shtato, diçka e pa-pritur i kishte ndodhur.

Houle shkon në shkollën ‘Tabor Academy në Massachusetts’ kishte vërejtur se të rrahurat e zemrës së tij kishin mbetur të shpejtuara edhe pas përfundimit të ushtrimeve. Më vonë pas konsultimeve me mjekët ai kishte kuptuar se muskujt e zemrës së tij kishin një problem i cili si pasojë mund të shkaktonte dëmtim serioz të veshkëve.

“Në spital më thanë se nëse do të kisha shkuar në ushtrime edhe një ditë, me shumë gjasë do t’a kisha humbur kontrollin e gjithë muskujve dhe të bija për tokë – i vdekur në vend,” ka thënë ai për një medium lokal.

5601883d1c00007300757a03

Rrahjet e shpeshta të zemrës Houle i kishte vërejtur falë ndihmës së orës Apple që ishte duke e mbajtur në dorë, ajo e kishte shtyrë që ai të vizitohej te mjekët dhe të njihej me diagnozën e saktë.

Por ndoshta ajo që Houle ndoshta nuk e ka pritur as në ëndërr, është thirrja telefonike që ai kishte pranuar nga kryeshefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook – i cili personalisht i kishte telefonuar Houle, të kuptonte se si po ndihej ai – dhe t’i ofronte atij mundësinë për punë praktike në kompaninë që ai drejton.
“Cook, më pyeti për shkollën, pasiqë jam në vitin e fundit të shkollës së mesme – se çfarë jam duke planifikuar të studioj, që është ingjinjeria elektrike,” tha Houle. “Cook më tha që të mbetem në kontakt me ta pasiqë Apple gjithmonë do të ketë një pozitë të punës për t’i dhënë atij.”

Houle tregoi se pastaj një nga punëtorët e Apple e kishte kontaktuar për detaje rreth ofertës që Cook i kishte bërë atij.  /lajmi.net