E pabesueshme në çfarë stadiumi zhvillohet sot ndeshja Shqipëri-Ukrainë

Kanë dalë të dy duke parë fushën dhe sigurisht që kanë menduar, “ok, për stërvitje është super”, duke pasur edhe liqenin aty pranë dhe duke mos vuajtur shumë temperaturat e larta.

Sport

03/06/2018 10:43

Dhe, nëse do të luhej në “Tropikal” resort, do të dilte edhe më bukur, pasi do të mbusheshin anët e fushës.

Por, gjithçka është fiksuar dhe nuk mund të kthehet mbrapsht. Kështu, Sheva dhe Panuçi, dy njohje të vjetra në fushë, në Serinë A, pranojnë kushtet e agjensisë që rregulloi gjithçka, sepse ndryshe do të duhet të paguajnë penalitet si federata shqiptare, ashtu edhe ajo ukrainase.

Rezultate imazhesh për “Camille Fournier Stadium”

Ndërkohë, tjetër fakt interesant është se biletat do të dalin në shitje vetëm sot, teksa 5000 vendësh është impianti.

Por, cili është stadiumi në fjalë? Quhet “Camille Fournier Stadium” dhe është një impiant në zonën e Evianit, pak në kodër, aty ku Ukraina është duke u përgatitur për miqësoren e sotme ndaj Marokut, që më pas do të ndiqet pikërisht nga ndeshja me kuqezinjtë e Panuçit, organizuar nga kompania që ka marrë në “dorë” këto miqësore.

Sigurisht, askush nuk diskuton nivelin e impiantit, që në fakt ka pritur shumë grumbullime kombëtaresh dhe skuadrash të ndryshme, sidomos përpara Euro 2016, ku Gjermania e Joahim Lëvit zhvilloi aty mini-fazën. Sakaq, Liverpul, Sauthempton, Leister e skuadra të tjera do të kryejnë aty fazën gjatë verës.