E pabesueshme: Mourinho refuzoi tri skuadrat e mëdha të Evropës

Jose Mourinho do t’i rikthehet futbollit, por jo në një të ardhme të afërt.

Sport

19/01/2019 14:31

Trajneri portugez është i papunë pas shkarkimit nga Manchester United në dhjetor të vitit të kaluar.

55 vjeçari, në cilësinë e analistit në Bein Sport, ka thënë se dëshiron të mbetet në futboll, duke e cilësuar veten ende të ri për t’u pensionuar.

Por, mbi këto deklarata, ai nuk e sheh rikthimin në futboll në një të ardhme shumë të afërt.

Sipas raporteve të ‘Goal’, ‘The Special One’ u ka thënë disa miqve që ka pasur kontakte me Interin, Real Madridin dhe Benfican, por ka refuzuar rikthimin e shpejtë në stol.

Jose Mourinho në të kaluarën ka drejtuar të tri këto skuadra, madje me Interin ka arritur të fitojë edhe Ligën e Kampionëve në vitin 2010, trofe i cili iu kishte munguar Zikaltërve prej 45 viteve./Lajmi.net/