E pabesueshme: Milan e transferon Paton

Një emër i njohur do t’i bashkohet Milanit në afatin kalimtar të janarit.

Sport

09/11/2018 09:59

Jo vetëm Zlatan Ibrahimovic. Milani i së ardhmes mund të projektohet me një rikthim tjetër emocionues.

Bëhet fjalë për Alexandre Paton, sulmuesin brazilian që vitet më të mira në karrierë i ka kaluar te Milan, duke shënuar 63 gola në 150 paraqitje.

Drejtori sportiv, Leonardo, e sheh si një alternativë të mirë Paton për sulmin me shumë probleme të Gennaro Gattusos.

29 vjeçari aktualisht angazhohet në Kinë te skuadra e Tianjin Quajian, dhe një rikthim në Evropë sigurisht që do të aprovonte.

Pato transferimin e parë te Milan e kishte kompletuar në vitin 2007, ku ‘Rossonerët’ për shërbimet e tij i paguan 22 milionë euro brazilianëve të Porto Alegre./Lajmi.net/