E pabesueshme: Migranti irakian 5 orë nën autobusin Beograd-Zagreb

Një i ri nga Iraku është mbajtur për 5 orë për pjesën që lidh rrotat e pasme të autobusit të linjës Beograd-Zagreb dhe në fund ka arritur të kalojë hyj në shtetin e Bashkimit Europian.

Bota

28/12/2017 07:34

Pasi u mbajt aq gjatë i kapur me këmbë e duar për pjesën nën autobus, ai ka filluar të ofshajë, ndërsa është dëgjuar qartë në një vend kur mjeti është ndalur.

Atëherë kanë zbritur të dy drejtuesit e autobusit. Krejt i përlloçur, irakiani 21 vjeç doli nga pjesa ndërmjet rrotave.

“Iu afrova dhe e kuptova që nuk flet serbisht apo kroatisht. Pastaj në anglisht e pyeta nëse ishte i uritur apo nëse i duhej diçka, dhe më tha se ishte në rregull. Pastaj hyra në pompën karburanteve dhe i bleva diçka për të ngrënë dhe për pirë”, ka thënë Andjelo Nezic, një nga udhëtarët e autobusit ku ishte kapur irakiani.

Ndërkohë kompania që ka në pronë autobusin e kësaj linje ka bërë të ditur se ky nuk ishte rasti i parë, dhe se e njëjta gjë i kishte ndodhur edhe një herë në të kaluarën. /gazetametro.net