E pabesueshme: Këto janë sëmundjet që mund t’i shëroni përmes aktit intim

Përshtypja e parë kur bëhet fjalë për marrëdhënie seksuale për shumicën prej nesh konsiston në kënaqësi.

Lifestyle

03/02/2019 16:31

Mirëpo, sipas ekspertëve të shëndetit, akti intim ndikon gjithashtu edhe tek disa gjendje të caktuara shëndetësore.

Shkencëtarët në Universitetin e Bristolit për dhjetë vite kanë studiuar ndikimin e seksit në shëndetin e njeriut, transmeton lajmi.net.

Gjatë këtij studimi arritën në disa rezultate interesante. Më poshtë mund t’i gjeni disa prej tyre:

-Rreziku i vdekjes është mbi 50% më i ulët për njerëzit që të paktën një herë në shtatë ditë përjetojnë të paktën dy orgazma.

-Seksi i rregullt (të paktën një herë në shtatë ditë), zvogëlon rrezikun e goditjes në tru,si dhe parandalon zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

-Çiftet që kryejnë marrëdhënie seksuale të paktën katër herë në shtatë ditë kanë lëkurë më të re dhe më të shëndetshme dhe duken gati pesë vjet më të rinj.

-Gjatë seksit aktivizohet somatotropina, hormoni i rritjes për ndërtimin e indeve përgjatë gjumit, që shkatërron radikalet e lira, të cilat janë shkaktare të sëmundjeve të ndryshme kanceroze.

-Seksi i rregullt reduktojnë rrezikun e kancerit të prostates, meqenëse gjatë ejakulimit reduktohen qelizat kanceroze në prostatë tek mashkulli. /Lajmi.net/