E pabesueshme, kaq shumë mund të zgjasë orgazma tek femrat

Gratë jo vetëm që përjetojnë orgazmën më gjatë sesa meshkujt, por një studim i fundit nga ekspertët e fushës ka treguar se gratë mund të përjetojnë orgazmë 4 muaj rresht.

Lifestyle

15/01/2017 19:34

Sipas ekspertëve një praktikë e quajtur “meditim orgazmik”, nëse aplikohet i lejon femrat t’i përqafojnë të gjitha fushat e jetës me plot ndjenjë dhe energji.

Kjo praktikë sipas ekspertit të marrëdhënieve seksuale Nicole Daedone, nuk qëndron tek puthja ose ndonjë kontakt mes çiftit dhe nuk është projektuar për të nxitur orgazmë, por për ta mbajtur femrën “në qiell” dhe shume të ndjeshme. Ai më tej thekson se praktika kërkon mjaft shumë përkushtim, transmeton lajmi.net

Ajo shton se çiftet duhet ta praktikojnë këtë meditim 45 minuta në ditë për 10 ditë rresht që të mund të përfitojnë diçka nga ajo.

“Orgazma lidhet gjithmonë me kulmin e aktit seksual, por kjo nuk është shuma e përgjithshme”, tha ajo.

Për këtë lloj meditimi, femra duhet të ketë përqëndrim me mendje të plotë që të mos lejojë asgjë nga anash ta dekoncentrojë dhe mashkulli duhet të ketë gjithë vëmendjen tek partnerja e tij, me qëllim që orgazma të jetë më e gjatë.

Disa studiues thonë se gratë nuk kanë nevojë për marrëdhënie seksuale për të arritur orgazmë. Pasi që ajo është e lidhur me muskujt e barkut, një femër mund të përjetojë orgazmë duke shetitur me biçikletë, duke bërë ushtrime të barkut apo edhe duke kërcyer në litar.

Studimi i fundit i bërë tek femrat ka dhënë rezultate interesante. Ato kanë thënë se nuk kanë nevojë për marrëdhënie apo fantazi seksuale, thjesht përqëndrohen tek ajo se duan një orgazmë dhe trupi i tyre ju përgjigjet.

Seksi oral tek femrat është i mjaftueshëm për të arritur orgazmë, derisa tek meshkujt kjo nuk është ndoshta e mjaftueshme. Madje studime të fundit e kanë mbështetur seksin oral duke hedhur poshtë pretendimet e mëhershme se është i dëmshëm për shëndetin./Lajmi.net/