E pabesueshme! Ja si u arratis Valentin Frrokaj nga burgu i Palermos(Video)

Shqiptari Valentin Frrokaj, i dënuar në Itali për vrasje, bëri një arratisje spektakolare nga burgu i Palermos një vit më parë, duke lënë të habitur edhe policinë e vendit fqinj. Mediat italiane kanë publikuar sot një video ku tregohet momenti kur Frrokaj zbret nga muri rrethues i burgut në kërkim të arratisë.

Lajme

05/06/2015 17:26

Siç duket edhe në video, Frrokaj i pa shqetësuar nga askush, zbret me qetësi nga muri i lartë 3.5 metra. Më pas, 36-vjeçari i dënuar me burgim të përjetshëm ka mundur të largohet nga burgu “Pagliarelli” në Palermo duke prerë hekurat e qelisë dhe më pas ka zbritur me çarçaf.

Frrokaj për shkak të sjelljes së tij të mirë nuk mbahej nën masa të rrepta sigurie. Për të zbritur lehtësisht nga muri e ka ndihmuar edhe gjendja e tij fizike prej atleti, pasi ai në burg kalonte shumë orë duke u stërvitur.

Kjo është arratisja e dytë e Frrokajt. Ai u transferua në burgun e Palermos në gusht, pasi u kap pas arratisjes nga burgu i Parmës, sërish duke sharruar hekurat e qelisë.

Shihni videon në këtë link: http://livesicilia.it/2015/06/05/lalbanese-in-fuga-dal-pagliarelli-il-video-dellevasione_635246/