E pabesueshme, ja si krijua Fanta (Foto)

Kohët e fundit në Kosovë është hapur debat i madh mbi pijen freskuese Fanta.

Fun

25/01/2016 00:03

Por në fakt, Fanta rrjedh nga një debat shumë më i madh sesa që mund të zhvillohet në Kosovë, transmeton lajmi.net

Kjo pije e ka origjinën si rezultat i vështirësive të importimit të Coca-Cola-së në Gjermaninë Naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Drejtori i kompanisë Coca-Cola për Gjermani, Max Keith, vendosi të krijoj një produkt për tregun gjerman, duke përdorur vetëm përbërës gjerman.

Emri Fanta rrodhi nga mbledhja e Keith me ekipin e tij. Ai u kërkoi atyre që të përdorin imagjinatën që në gjermanisht thuhet ‘fantasie’. Një nga agjentët e shitjes, Joe Knipp, dha një përgjigje të shpejt, “Fanta”. /lajmi.net

Fanta