E pabesueshme: Ja në cilën minutë u largua nga stadiumi presidenti i PSG-së

Nasser Al-Khelaifi ishte larguar më herët se sa duhej nga Camp Nou, në ndeshjen ndërmjet Barcelonës dhe PSG-së.

Sport

11/03/2017 18:03

Presidenti i PSG-së nuk e ka ndjekur deri në fund ndeshjen mes skuadrës së tij dhe Barcelonës.

Duke parë atë që ndodhi në fund, ndoshta ky ka qenë vendimi më i mirë për Al-Khelaifi.

Al-Khelaifi ishte përshëndetur me presidentin e Barcelonës, Joseph Bartomeu ne minutën e 85’ për t’u larguar më pas, atëherë kur rezultati ishte 3:1 për Barcelonën dhe katalunasve u duheshin edhe tre gola për të shënuar.

Që pas largimit të tij, Barcelona arriti të shënoi edhe tre gola të tjerë, për të siguruar kalimin për në çerekfinale dhe për të regjistruar përmbysjen më të madhe në histori të futbollit./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6