E pabesueshme, ja me sa orë vonesë është shfaqur në ndeshje Mayweather

Boksieri amerikan, Floyd Mayweather ka treguar edhe njëherë se është mbreti i ringut të boksit për kategorinë e tij.

Sport

31/12/2018 16:41

As nga bota e sporteve të tjera nuk ka ndonjë kundërshtar që po mund ta mposhti boksierin 41 vjeçar.

Fillimisht dështoi mbreti i UFC, Connor McGregor, kurse sot dështoi edhe kik – boksieri japonez, Tenshin Nasukawa.

Por, në ndeshjen e sotshme, Mayweather ka bërë një gjë të pazakontë, duke u vonuar për disa orë në ndeshje, transmeton lajmi.net.

Amerikani raportohet të jetë shfaqur me dy orë vonesë, por kjo nuk e pengoi për ta nokautuar tri herë brenda një raundi kundërshtarin e tij.

Kësisoj, Mayweather vazhdon rrugëtimin e tij pa humbje në karrierën e boksit. /Lajmi.net/