E pabesueshme: Italia dështon të sigurojë botërorin e Rusisë, shkon Suedia

Kombëtarja e Italisë ka shokuar të gjithë duke mos arritur kualifikimin për Kampionatin Botëror që vitin e ardhshëm organizohet në Rusi.

Sport

13/11/2017 22:41

‘Azurët’ nuk kanë arritur më shumë se një barazim 0-0 në ‘San Siro’ përballë Suedisë në ndeshjen e kthimit të ‘Play Off’.

Ndeshjen e parë, Suedia e kishte fituar 1:0.

Hera e fundit që Italia ka dështuar të marrë pjesë, ishte viti 1958, në botërorin që atë kohë organizohej në Suedi, e që fitohej nga Brazili i Peles./Lajmi.net/