E pabesueshme: Ibrahimovic në Serie B

Zlatan Ibrahimovic mund të luajë në Serie B.

Sport

13/09/2017 16:37

Kështu beson menaxheri i Ternanas, Sandro Pochesci.

“Ibrahimovic mund të luajë për ne sepse stili i tij përshtatet me skuadrën tonë”, deklaroi Pochesci për “Sky Sport”, përcjellë “Lajmi.net”.

“Ibrës i pëlqen të marrë topin dhe të luajë vetë. Ai vërtetë do të përshtatej te Ternana”, shtoi ai.

Kujtojmë që suedezi ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare së fundmi me Unitedin. /Lajmi.net/