E pabesueshme: Gomone me shqiptarë në kanalin e Anglisë!

Një grup prej 18 emigrantësh dhe dy britanikë që dyshohen si trafikantë qeniesh njerëzore u shpëtuan në orët e para të mëngjesit të sotëm pasi gomonja e tyre ishte gati të mbytej në Kanalin e Anglisë.

Bota

29/05/2016 22:22

Roja bregdetare britanike mori një telefonatë ku kërkohej ndihmë në thellësi të brigjeve të Dymchurch në Kent, në orën 11.40 të natës të së shtunës.

Helikopterët e kërkim-shpëtimit u nisën së bashku me motoskafët pranë Dungeness and Littlestone, së bashku me skuadrat e shpëtimit nga Dungeness and Folkestone.

Gomonja me 20 persona në bord, 18 shqiptarë dhe dy britanikë – u gjet në 2 të natës dhe u tërhoq nga Skuadra e Emigracionit.

1 3