E pabesueshme: Futbollisti i Marokut tregon çfarë i ka kërkuar gjyqtari Ronaldos sot

“Dëgjova prej Pepes në pjesën e parë, se i kishte kërkuar nëse mund të siguronte fanellën e tij. Këtu jemi në Kupën e Botës, nuk po flasim për ndonjë cirk”.

Sport

20/06/2018 22:54

Gjyqtari Mark Geiger ia ka kërkuar Cristiano Ronaldos fanellën pas ndeshjes.

Kështu ka deklaruar futbollisti i Marokut, Nordin Amrabat, përcjellë “Lajmi.net”.

“Nuk e di me çfarë është mësuar arbitri, por pashë që ishte shumë i mahnitur nga Cristiano Ronaldo”, deklaroi Amrabat.

“Dëgjova prej Pepes në pjesën e parë, se i kishte kërkuar nëse mund të siguronte fanellën e tij. Këtu jemi në Kupën e Botës, nuk po flasim për ndonjë cirk”, shtoi ai. /Lajmi.net/