E pabesueshme: Dhjetë vjeçarja lind djalë

Ankohet për dhimbje të stomakut, ndërsa është në shkollë, pak orë më pas një vajzë 10-vjeçare lind djalin e saj.

Fun

12/06/2016 18:26

Ngjarja tronditëse ka ndodhur në Brazil, ku po hetohet mbi shtatzëninë e fëmijës.

E vogla kishte filluar të kishte dhimbje barku ndërsa ishte në shkollë, mësueset njoftuan menjëherë mjekët, të cilët e kuptuan se për çfarë bëhej fjalë

Historia e pabesueshme është publikuar nga gazeta angleze “Mirror”, e cila i referohet mediave “online” në Brazil.

Pak orë më pas, e vogla kishte nxjerrë në dritë djalin e saj. Mamaja dhe familja e saj kanë deklaruar se nuk e kishin kuptuar asnjëherë shtatzëninë e fëmijës, e cila ka mbetur shtatzënë pas përdhunimit të ish-njerkut të saj.

Fëmija në spital, ku gjendet së bashku me djalin, ka rrëfyer para policisë abuzimet e pësuara dhe pedofili, i cili është vënë menjëherë në pranga. Ky i fundit e kishte kërcënuar disa herë të voglën me vdekje në rast se do të fliste me dikë për atë që kishte ndodhur.