E pabesueshme: Derby County eliminon Unitedin nga Kupa në “Old Trafford”

Derby County ka eliminuar Manchester Unitedin nga EFL Cup pas ekzekutimit të penalltive, 8:7.

Sport

25/09/2018 23:09

Manchester United dhe Derby County kanë luajtur baras në 90-minutëshin e takimit, 2:2.

Vendësit kaluan në epërsi me Juan Matan.

Megjithatë, Derby shënoi dy herë në pjesën e dytë me Wllson dhe Marriott.

Barazimin Unitedit ia siguroi Fellaini në minutën e 96, për të çuar takimin në penallti, atje ku ekipi i tij u mposht. /Lajmi.net/