E pabesueshme çfarë do të ndodhë në ndeshjen Napoli – Real Madrid (FOTO)

Tifozët e Napolit duhet t’i paguajnë biletat më të shtrenjta në histori të klubit për ta ndjekur ballafaqimin me Real Madridin në Ligën e Kampionëve.

Sport

28/12/2016 08:25

Napoli ka filluar përgatitjet për ballafaqimin e madh me Real Madridin në Ligën e Kampionëve.

Por, skuadra italiane ka hidhëruar tifozët me çmimet e biletave për takimin në San Paolo, shkruajnë mediat italiane.

Për ta ndjekur duelin me “Los Blancos”, tifozët e Napolit duhet t’i paguajnë biletat më të shtrenjta në histori të klubit, përcjell “lajmi.net”.

Për tribunat prapa portave, çmimi i biletës është 50 euro, 100 në tribunën Distinti, 150 për tribunën Nisida, 190 për Posillipo dhe 250 për tribunën e nderit.

Në total, parashikohet një inkason prej rreth 4 milionë euro. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.