E pabesueshme çfarë ndodhi me dorën e djathtë të LeBron James

LeBron James luajti i lënduar në tri ndeshjet e fundit ndaj Golden State Warriors në finalen e NBA.

Sport

09/06/2018 10:22

LeBron James ka bërë të ditur se luajti me frakturë në dorën e djathtë, në tri ndeshjet e fundit të serisë finale në NBA.

Ylli i Cleveland Cavaliers ishte pa mbështetje në disfatën e skuadrës së tij nga Golden State Warriors me rezultat 0:4.

Por, ai ka bërë të ditur se luajti i lënduar në tri takimet e fundit, përcjell “lajmi.net”.

“Dora ime e djathtë ka pësuar frakturë. Kjo ndodhi pas ngjarjeve në ndeshjen e parë. Isha i hidhëruar dhe nuk e kontrollova veten”, deklaroi James duke aluduar te gabimi nga J.R. Smith.

“Kam luajtur në tri ndeshjet e tjera me frakturë në dorë”, u shpreh ai. /Lajmi.net/