E pabesueshme çfarë i ka ndodhur Shqipërisë në aeroportin austriak

Transferta austriake ka rezervuar një surprizë të hidhur për Kombëtaren Shqiptare, që ka humbur avionin për në Luksemburg, me të cilin do të përballet këtë të martë.

Sport

27/03/2016 17:44

Kuqezinjtë, pas humbjes 2-1 me Austrinë zhvilluan dhe një seancë të fundit stërvitore në këtë vend në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele përpara se t’i drejtoheshin aeroportit të kryeqytetit austriak.

Kohëzgjatja më shumë sec duhej e seancës, por dhe trafiku i ngarkuar bëri që Kombëtarja të mbërrinte më vonë sesa orari i parashikuar për kryerjen e check in.

Një pjesë e futbollistëve arritën të kalojnë kontrollin doganor, por pjesa tjetër mbeti e bllokuar si pasojë e radhëve të gjata në pikat e kontrollit. Këto vonesa bënë që kombëtarja të mos arrinte dot fluturimin e programuar në orarin e drekës.

Gjithsesi Kombëtarja shqiptare zgjodhi të udhëtojë për në Luksemburg në një rrugë alternative, duke udhëtuar drejt aeroportit të Frankfurtit duke qenë se ky qytet nuk gjendet larg vendit ku do të luhet ndeshja jonë, raporton Super Sport.

Ndërkohë që nga Frankfurti drejt Luksemburgut ekipi udhëtoi me autobus për 2 orë për të mbërritur vetëm në mbrëmje në këtë vend.

Kjo zgjedhje u bë për të evituar pritjet e gjata në aeroportin e Schëechat të Vjenës, që mund të krijonte dhe lodhje te futbollistët kuqezi duke qenë se avioni tjetër ishte parashikuar në orët e vona të mbrëmjes.