E pabesueshme çfarë ka bërë Zidane në Real Madrid

Zinedine Zidane ka bilanc fantastik si trajner i Real Madridit.

Sport

18/08/2017 15:29

Zinedine Zidane ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në postin e trajnerit të Real Madridit.

E përditshmja sportive madrilene “Marca” shkruan se Zidane ka fituar shtatë nga nëntë titujt në të cilat ka marrë pjesë, përcjell “lajmi.net”.

Triumfi më i ri i tij dhe Real Madridit erdhi në Superkupën e Spanjës ku ata mposhtën rivalin e madh Barcelonën me rezultat të përgjithshëm 5:1. /Lajmi.net/