E pabesueshme çfarë ka bërë ky djalosh për ta shpëtuar një qen (Video)

Diego Andres Jimenes Davila u shëndrrua në një hero dhe miku më i mirë i një qeni kur ai bëri një gjest shumë të madh duke u ngjitur në ballkonin e katit të 13 të një ndërtese për ta shpëtuar qenin që kishte ngecur në shinat e ballkonit.

Bota

21/04/2016 05:46

Ai dukej sikur ‘Spiderman’ duke u ngjitur dhe duket sikur nuk e ka vrarë aspak mendjen për sigurinë e tij, përcjell lajmi.net

Njeriu tregoi se kishte marrur një telefonatë urgjente se qeni i komshiut të tij ishte varur në shinat e ballkonit. Jimenez kishte hyrë në një apartament nën ballkonin ku ishte qeni dhe ishte ngjitur duke e shpëtuar atë pastaj.

“Njerëzit poshtë ishin duke bërtitur” tha Jimenez. “E vërteta është se unë nuk mendoj për pasojat e tmerrshme dhe nuk shikoj poshtë” shtoi ai.

Kjo video është klikuar miliona herë nepër rrjetet sociale./lajmi.net

YouTube player