E pabesueshme çfarë i ndodhi Khabibit në aeroportin e Las Vegasit

Khabib Nurmagomedov ishte udhëtar i panjohur në aeroportin e Las Vegasit.

Sport

09/10/2018 08:44

Khabib Nurmagomedov u bë një prej emrave më të përfolur në botën e  sportit në ditët e fundit pas fitores ndaj Conor McGregor në UFC 229 dhe skenave të dhunshme që përcollën ballafaqimin e tyre.

Por, më pak se 24 orë pas meçit të përshkruar si më i madhi në histori të UFC, pothuajse askush nuk e njohu Khabibin derisa ai u largua nga aerporti i Las Vegas.

“ESPN” ka njoftuar se ai kaloi në aeroport pa u njohur nga udhtarët e tjerë, transmeton lajmi.net.

Ai u duk i befasuar kur një person i kërkoi një fotografi dhe u rikthye për të qenë udhëtar i panjohur para fluturimit për në Rusi ku iu bë një pritje heroike. /Lajmi.net/