E pabesueshme çfarë i ndodh De Biasit dhe Shqipërisë (FOTO)

Prej kur Gianni de Biasi është selektor, janë në total 10 ndeshje që Shqipëria pëson gol pas minutës së 80-të.

Sport

18/06/2016 14:07

Që nga viti 2012, kur Gianni de Biasi bëri debutimin në pankinën kuqezi në një ndeshje miqësore ndaj Gjeorgjisë, e deri dy ditë më parë, kur Kombëtarja u mund në limit nga Franca, janë në total 10 ndeshje që Shqipëria pëson pas minutës së 80-të.

Duke iu referuar edhe takimit dramatik me “gjelat” për Europianin, dje në rrjetet sociale nuk munguan ironitë.

“Shqipëria duhet të luajë 80 minuta për të mos pësuar gol”, citohej nga tifozët. Mirëpo, nëse shikon statistikat e ndeshjeve të epokës “De Biasi”, trajneri italian e ka nisur me Shqipërinë pikërisht në një ndeshje ku ka humbur nga një gol në minutën e 81-të, shkruan “Panorma Sport”.

Rastet më flagrante janë të eliminatoreve të fundit, kur ndaj Portugalisë dhe Serbisë në “Elbasan Arena”, Shqipëria është mundur vetëm pas golave në minutën e 90-të.

Në miqësoret e muajve të fundit, por edhe në debutimin me Zvicrën në Europian, u duk sikur makth u bënë fillimet e ndeshjeve, teksa pësonim që në 10 minutat e para.

Mirëpo, tashmë është rikthyer alarmi i fundit të takimeve, ku historikisht Shqipëria ka lënë pikë gjithnjë në dekadat e fundit.

Rastësi apo jo, kjo mbetet për t’u parë me kuqezinjtë e De Biasit.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.