E PABESUESHME: 2.3 milionë aplikantë për 368 vende të punës, në …!?

Kur një shtet në veri të Indisë kishte publikuar konkursin për disa qindra vende të punës, për punëtorë të niveleve të ulëta në zyre si; mirëmbajtës, apo edhe shërbëtorë.

Fun

29/09/2015 09:59

Rreth 2.3 milionë njerëz kishin aplikuar për 368 vendet e punës në qeverinë e Uttar Pradesh’it. Qindra kandidatë me doktoratura dhe me diploma tjera të avancuara kishin aplikuar për vendin e punës e cila ka një pagë prej 240$ në muaj dhe kërkon një edukim të shkallës së pestë.

Numri shumë i madh i atyre që aplikojnë për punë shërbëtori reflekton nivelin shumë të lartë të papunësisë në shtetin më të populluar të indisë, dhe në përgjithësi e njejta gjendje është në të gjithë Indinë. Një zyrtar qeveritar ka thënë për media se ata të gjithë do t’i nënshtrohen një testimi me shkrim, pasiqë për t’i intervistuar të gjithë ata duhen 4 vite kohë.

Konkurset për punë ishin hapur në muajin gusht dhe periudha e aplikimeve kishte përfunduar më 14 shtator. Nga të gjithë ata që kanë aplikuar së paku 255 prej kandidatëve kanë doktoraturë, dhe rreth 200.000 kanë diploma universiteti. Por edhe së paku 30 ingjinjerë të kompjuterëve ishin pjesë e numrit të aplikantëve.

Kualiteti shumë i ulët i shkollimit në Indi është një nga problemet kryesore që duhet të fajësohen. Miliona punë-kërkues kanë diploma që duken mbresëlënëse por nuk i kanë aftësitë për të cilat janë të certifikuar nga institute dhe kolegje të ndryshme.
/lajmi.net