E ‘nxehtë’ përsëri, Luana tregon si do të duket sonte

Luana Vjollca cilësohet si njëra nga moderatoret më tërheqëse shqiptare.

ShowBiz

18/11/2017 14:31

Pas pushimeve të gjata të verës, Luana javë më parë ka filluar me emisionin e saj të ri “Shiko kush luan”, shkruan lajmi.net.

Si çdo herë, përveç vëmendjes që marrin të pranishmit e Luanës në emision, komentohet shumë edhe paraqitja e saj në skenë.

Ashtu siç veprojnë të gjithë me paralajmërimet e emisionit, edhe Luana ka bërë njoftimin e emisionit që transmetohet sonte, në të cilin edhe kësaj radhe shfaqet tejet atraktive.

Fustani i shkurtër ngjyrë rozë në formë xhakete, të cilin e ka veshë Luana, i thekson belin moderatores, i hedh në pah këmbët dhe gjoksin joshës. /Lajmi.net/