E nisni ditën me një filxhan kafe? Ja çfarë ndodh me trupin tuaj

Për shumë prej nesh, kafja është më shumë se një pije, ajo është një pjesë e domosdoshme e ritualit tonë pasi zgjohemi, është diçka që ne nuk mund të vazhdojmë ditën pa të.

Lifestyle

26/09/2016 11:23

Por ja çfarë ndodh me trupin tonë disa orë pas shijimit të filxhanit të kafesë.

10 minutat e parë: Kafeina hyn në sistemin e qarkullimit të gjakut. Zemra juaj rreh dhe shtypja e gjakut fillon të rritet.

20 minuta: Filloni të ndjeheni më të përqendruar. Më lehtë merrni vendime dhe zgjidhni problemet. Kafeina mund t’ju ndihmojë të ndjeheni më pak të lodhur duke u lidhur me receptorët e trurit tuaj.

30 minuta: Trupi juaj fillon të prodhojë më shumë adrenalinë. Kjo mund t’ju dërgojë në vizion më të mprehtë.

40 minuta: Niveli i serotoninës në trupin tuaj fillon të rritet. Kjo përmirëson funksionimin e neuroneve të cilët rrisin fuqinë e muskujve.

4 orë: Kafja mund të rrisë shkallën në të cilën qelizat mund të lirojnë energji. Kur kjo të ndodhë, trupi juaj fillon të ulë yndyrat, madje edhe nëse nuk lëvizni. Kafeina gjithashtu stimulon dhe rrit prodhimin e acidit në stomak.

6 orë: Kafeina në kafe shkakton efektin e urinimit. Përveç ujit, trupi juaj humb edhe disa vitamina dhe minerale esenciale.

Kjo mund të dërgojë në një çrregullim të metabolizmit të kalciumit.