E nisën përleshjen në Facebook më pas fizikisht, arrestohen 3 meshkuj

Gjatë ditës së djeshme në Gjilan, më saktësisht në fshatin Pogragjë, ka ndodhur një incident.

Lajme

16/01/2017 10:01

Sipas policisë, tre të dyshuar meshkuj filluan një zënkë në rrjete sociale të cilën e vazhduan më pas edhe me përleshje fizike.

Gjatë përleshjes, të dyshuarit kanë përdorur edhe mjete të forta. Si pasojë, të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore me ç’rast edhe iu është ofruar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/