E nis ambasadorin e ri për Slloveni

Presidentja Atifete Jahjaga priti në takim përcjellës ambasadorin e Kosovës në Slloveni, Nexhmi Rexhepi, përmes të cilit përcolli urimet më të mira për Presidentin Borut Pahor.

Lajme

30/09/2013 09:55

Presidentja Jahjaga i përcolli urimet më të mira për presidentin Borut Pahor, duke shprehur përkushtimin që marrëdhëniet midis dy vendeve të avancohen në të gjitha fushat e interesit të ndërsjellë.

Ambasadori Nexhmi Rexhepi shprehu gatishmërinë për të kryer me përkushtim dhe përgjegjësi të gjitha detyrat, me qëllim të përfaqësimit sa më të denjë të interesit të Republikës së Kosovës në Republikën e Sllovenisë, njofton Zyra për informim e Presidentes.