E nënvlerësuan në Evropë, super-sulmuesi transferohet në Kinë (FOTO)

Ndonëse afati i transferimeve në Evropë është mbyllur javë më parë, klubet kineze janë ende të lira për të shpenzuar.

Sport

27/02/2017 17:22

Transferimin e fundit nga Evropa, e ka bërë skuadra Beijing Guoan, që ka transferuar njërin nga sulmuesit më të nënvlerësuar në Evropë.

Bëhet fjalë për sulmues Jonathan Soriano, që lë Red Bull Salzburgun pas pesë viteve, për t’iu bashkuar kampionatit kinez, përcjell lajmi.net.

Soriano në pesë sezone te skuadra kampione e Austrisë, ka shënuar 120 gola në 144 paraqitje.

Ai në të kaluarën ka qenë pjesë e Espanyolit dhe Barcelonës.

Te Barcelona B në 79 paraqitje ka realizuar 55 gola.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6