E ndizni cigaren menjëherë pas ushqimit? Atëherë me siguri nuk e keni ditur këtë!

Shumica e duhanxhinjve pikërisht më me dëshirë ndezin cigaren menjëherë pas ushqimit.

Lifestyle

05/12/2016 01:53

Shumica e duhanpirësve dëshiron të ndezë cigaren menjëherë pas racionit, mirëpo nuk janë të vetëdijshëm sa dëm i shkaktojnë organizmit të vet me këtë shprehi, transmeton Telegrafi.

Dëshira e fuqishme për të ndezur cigaren është impuls për të pirë një cigare pas ushqimit diçka me të cilën mund të njëjtësohen me cigaren shumica e duhanpirësve.

Shpesh ndezin cigaren menjëherë duke menduar që po ashtu shpejt do ta tresin ushqimin, mirëpo shkenca nuk e përkrah këtë teori të tyre.

Është konstatuar që një cigare pas ushqimit mund të ketë ndikimin e njëjtë në organizëm sikur të keni pirë dhjetë.

Gjithashtu, pirja e duhanit menjëherë pas ngrënies vetëm më tej irriton zorrët.

Sistemi i tretjes punon në tërë trupin, kurse nikotina lidhet me oksigjenin në gjak, sepse pastaj absorbohet më lehtë.

Shkencëtarët paralajmërojnë se një cigare pas një racioni në mënyrë dramatike rrit rrezikun e kancerit të zorrëve dhe kancerit të mushkërive.

Cigaret, nëse nuk mundeni pa to, i konsumoni të paktën 20 minuta pas ushqimit!