“E ndalëm Messin dhe Eriksenin, do ta ndalim edhe Kanen”

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliq, beson se mbrojtja e kombëtares së tij do të jetë heroike edhe ndaj Anglisë për të ndalur Harry Kane, siç ka bërë me Lionel Messin dhe Christian Eriksen.

Sport

08/07/2018 22:11

Kroacia ka arritur të kualifikohet për në gjysmëfinale të Kupës së Botës, ku atje do të takohet me Anglinë, që eliminoi Suedinë.

Daliq para kësaj ndeshje, është shprehur optimist se dyshja mbrojtëse Vida dhe Lovren, do të jenë në gjendje të mbajnë në kontroll sulmuesin Harry Kane.

“Do të jetë shumë e vështirë, ai është golashënuesi më i mirë dhe lojtari më i mirë i Anglisë”, është përgjigjur Daliq në pyetjen nëse ekipi i tij do të mund të ndal Harry Kanen.

“Dejan Lovren e njeh atë dhe luan së bashku me Vidan në mbrojtje, kështu që nuk jam i shqetësuar për ndaljen e lojtarëve anglez. Ne ndalëm Messin dhe Eriksenin, dhe do të përpiqemi që të njëjtën gjë të bëjmë edhe me Kane”./Lajmi.net/