E mundoi burgu për 10 vite, ja çfarë zbuluan mjekët tek ai

A e njihni dikë që për 10 vite ka pasur probleme me kapsllëk?

Fun

01/09/2015 15:42

Një djalosh nga Kina, saktësisht për shkak të kësaj çështje ka shkuar në spital, ku mjekët në zorrën e trashë i kanë gjetur jashtëqitje në peshë prej 11 kilogram.

Mjekët nga spitali Changduu, kanë bërë të ditur se zemra e këtij të riu është zhvendosur në anën e djathtë të gjoksit për shkak të ënjtjes masive të zorrës së trashë. Ata gjithashtu kanë arritur ti zbulojnë një sëmundje tjetër e quajtur megakoloni kongjenital që mund të ndalojë zorrët së punuari dhe që nganjëherë shkakton tumore, transmeton lajmi.net.

Ky 27-vjeçar edhe më parë ishte shtruar në spital për shkak të dhimbjeve të mëdha në stomak, por mjekët nuk kishin arritur të përcaktojnë shkakun e problemit. (lajmi.net)