E mundi kancerin, 23-vjeçari konkuron në shfaqjet e Bodybuilding

Ai e ka mundur kancerin dy herë dhe tani është duke frymëzuar mijëra njerëz duke ndarë udhëtimin e tij në palestër përmes mediave sociale.

Lifestyle

04/02/2018 10:12

James Kearsley, nga Tasmani, u diagnostikua me kancer për herë të parë në vitin 2014 dhe duhej të bënte tre raunde të kimioterapisë.

Por vetëm 18 muaj më vonë, 23-vjeçari u sëmur përsëri dhe kanceri u kthye

Pas pesë muajsh të trajtimit ai filloi të merej me palestër dhe të kujdesej për trupin e tij.

Pas trajtimit të tij të parë, James filloi palestrën për të rifituar muskujt që humbi gjatë kimioterapisë.

Ai mundi kancerin që e mundonte për më shumë se një vit dhe tani ofron këshilla, frymëzim dhe ndan përvojat e tij me 27.000 ndjekës në Instagram.

Ai ka një media të madhe shoqërore që ndjek në Facebook, YouTube dhe Instagram.

“Pasi munda kancerin, përsëri u ktheva në palestër. Tani unë synoj t’u mësoj njerëzve rëndësinë e kujdesit të trupit të tyre fizikisht, mentalisht dhe më e rëndësishmja, mjekësisht. Që nga një moshë të re unë kam qenë i përfshirë në një sërë sportesh të ndryshme”, tha ai.

Ai tashmë gëzon një shëndet të plotë dhe po punon drejt konkurimit përsëri në shfaqjet e Bodybuilding.

Tani ai është duke u trajnuar dhe duke u shëruar nga sëmundja por mbetet mirënjohës ndaj mbështetësve dhe ndjekësve të tij.

“Sa e çuditshme që tingëllon, unë kam qenë gjithmonë mirënjohës që kam pasur rastin të dokumentoj udhëtimin tim gjatë asaj kohe, e di që ka ndihmuar njerëzit,” shtoi ai.

“Dhe unë do të doja të falënderoj të gjithë ju që më ndihmuat të kaloni nëpër atë kapitull të jetës dhe atyre që vazhdojnë të më inkurajojnë dhe motivojnë të përparoj”.