E mrekullueshme, një panda është kapur në kamerë duke lindur të voglin e saj (Video)

Sipas Fondacionit Botëror Wildlife, ka vetëm 1864 panda në të gjithë botën

Fun

13/04/2017 20:56

Dhe vazhdimisht janë bërë përpjekje që të ruhet kjo krijesë e bukur dhe njëkohësisht e rrezikuar që të zhduket.

Kjo është arsyeja që kjo panda është mbajtur nën vëzhgimin e kamerave deri në momentin e saj të lindjes.

Në orët e hershme të mëngjesit një panda në Daiza, një kopsht zoologjik në Belgjikë, ka arritur të lindë të voglin e saj për mrekulli dhe kjo lindje ka shënuar një moment mjaft të mirë për këto krijesa.

Askush nga kjo ngjarje nuk u emocionua më shumë nga kjo ngjarje se sa kujdestarët e saj, të cilët kur e panë këtë moment filluan të qajnë. /Lajmi.net/