E mposhti Realin, Enrique vjen me këtë deklaratë

Luis Enrique është deklaruar i lumtur me fitoren e Barcelonës ndaj Real Madridit në Santiago Bernabeu.

Sport

23/04/2017 23:15

Trajneri i Barcelonës, beson se deri në fund të sezonit, do të jetë garë e ngushtë për titull.

“Në Kataluni do të jenë shumë të lumtur. Ka qenë një ndeshje me ritëm të lartë, ndoshta edhe e pakontrollueshme”, ka deklaruar fillimisht Enrique.

“Lojtarët e Real Madridit treguan cilësi të mëdha edhe me 10 lojtarë. Ata tani kanë një ndeshje më pak, do të jetë garë e ngushtë deri në fund, por ne morëm atë që dëshiruam sot”, ka shtuar ai./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy