E mori pa lejen e pronarit, e reja shkatërron veturën sportive

Kështu pa u menduar dy herë u fut në veturën e pronarit për të cilin punonte.

Fun

14/11/2018 10:44

Ky është momenti kur një grua shkatërron veturën sportive BMW i8.

Kujdestarja e fëmijëve të një çifti bashkëshortor të pasur kishte dashur ta realizojë ëndrrën e që të bënte një xhiro me modelin e ri të veturës sportive BMW i8.

Kështu pa u menduar dy herë u fut në veturën e pronarit për të cilin punonte, dhe në vend se të ecë përpara lloi të lëviz mbrapa, duke e goditur murin dhe shtyllën elektrike, transmeton “Tema”.

Kjo ngjarje e pazakontë ka ndodhur në afërsi të parkut Kmepton në qytetin e Johanesburgut në pjesën verilindore të Afrikës së Jugut.  Sipas mediave lokale, pronarët e shtëpisë ishin në pushime, kur kujdestarja e fëmijëve të tyre përplasi dhe shkatërroi veturën e shtrenjtë. Kamerat e sigurisë të instaluara në shtëpi kanë filmuar momentin kur ndodhi aksidenti.