E menaxhon vetë Instagramin e vajzës, Loredana la nam me këtë koment të saj

Kanë kaluar disa javë që kur vajza e Mozzik dhe Loredanës erdhi në jetë.

ShowBiz

11/01/2019 13:20

Vetëm dy ditë pas lindjes, Hanës iu hap llogaria, personale në Instagram nga prindërit e saj, shkruan lajmi.net.

Faqja e Hanës tashmë numëron mbi 200 mijë ndjekës, nga të cilët merr pëlqime dhe komente të ndryshme.

Por, ajo që tërhoqi vëmendje janë edhe komentet e Loredanës e cila i lë koment në çdo foto, e që njëri prej tyre ishte tejet qesharak.

Në imazhin e parë shfaqet Mozzik me të bijën teksa Loredana i thotë vajzës: “Oj hanë pse veç babin e paske qit”.

Meqë, Loredana tashmë dihet se qëndron prapa Instagramit të vajzës ky ishte komenti epik i saj pasiqë Hana vetëm sa ka lindur.

Përveç Mozzik dhe Loredanës ka prej atyre prindërve VIP që e kanë ruajtur me fanatizëm pjesën e familjes, përfshirë edhe fëmijët. /Lajmi.net/