E mbyllin beben në kasafortën e një hoteli

Një bebe u gjet e mbyllur brenda kasafortës së një hoteli. Familja e shokuar lajmëroi menjëherë stafin e hotelit se foshnja e tyre ishte mbyllur në kasafortë dhe mirëmbajtësit e hotelit intervenuan menjëherë dhe e shpëtuan beben.

Fun

20/08/2015 15:38

Menjëherë pas incidentit çifti e mori fëmijën dhe u largua nga hoteli Howard Johnson qe ndodhet afër Ujëvarës së Niagarës.

Mirëpo janë në ndjekje të policisë, e cila është shumë e shqetësuar për fatin e foshnjës.

“Ne nuk mund ta dimë me siguri nëse ngjarja është më tepër apo thjesht një aksident”, u shpreh detektivja Amanda Sanders e policisë rajonale të Niagarës.

Familja është prej zonës Bruklin të Nju Jorkut dhe besohet se po udhëtonte me një kombi ngjyrë hi. Makina ende nuk është kthyer në Amerikë./arbresh.info