E mbulon fanellën e Torres me Lambert

Një ide gjeniale dhe mjaft ekonomike. Një tifoz i Liverpoolit, duke kursyer që të mos e blejë një fanellë të re, e ka mbuluar mbiemrin e Fernando Torres në fanellën e tij me atë të përforcimit të kësaj vere, Rickie Lambert.

Sport

31/07/2014 21:25

Shumica e klubeve i kanë zbuluar fanellat e reja për sezonin e ri, ndërsa ato kushtojnë afro 80 euro, edhe nëse dëshironi të vendosni emrin tuaj apo ndonjë tjetër.

Për shkak të shumës së lartë, duket mjaft e kuptueshme që disa tifozë të futbollit ta ‘pastrojnë’ fanellën e tyre, duke vendosur emra të rinj në shpinën e tyre.

Kështu, një tifoz i Liverpoolit, i cili është munduar ta mbulojë mbiemrin e Fernando Torres, e ka vendosur mbi të, përforcimin e kësaj vere të Reds, Rickie Lambert.

Kjo fotografi është bërë në Yankee Stadium, në orët e hershme të mëngjesit, kur Liverpooli do të përballej me Manchester Cityn, në një ndeshje miqësore.

Gjithsesi, kjo fanellë nuk duket aspak mirë për sy, por për tifozin është e rëndësishme ta harrojë sulmuesin spanjoll dhe të fokusohet tek lojtari aktual i ekipit nga Anfield Road.