E mbijetuara e Masakrës së Suharekës në betejë për shtëpinë (Video)

Dera e shtëpisë së Shyhrete Berishës vazhdon të mbetet e mbyllur për të për më shumë se 13 vjet. Deri në ditën fatale të sulmit të forcave serbe, më 26 mars 1999, ajo jetonte e lumtur me bashkëshortin e saj, Nexhatin dhe katër fëmijët të moshës 2 deri 13 vjeç ndërsa sot asnjëri prej tyre nuk jeton më.

Lajme

29/11/2014 19:08

Pasi mbijetoi, duke kërcyer nga kamioni që i dërgonte të vrarët në një varrezë masive në Serbi, Shyhretja qe kthyer në vitin 2001 në shtëpinë e saj. Përgjigja që mori nga i vëllai i burrit të saj e tronditi. 

Dëshmitare në procesin kundër Milosheviqit në Hagë dhe vrasësve të familjes së saj në Beograd, mohimi i pronës dhe ballafaqimi me kunatin e saj, thotë se është beteja më e rëndë emocionale, prej të cilës nuk do të tërhiqet.

Ajo kërkon nga familjarët e burrit të saj që të denjojnë të shkojnë te trupat e fëmijëve të gjetur për ta kuptuar të drejtën e saj për shtëpinë.

Pas një sërë procesesh të shtyra e të anuluara, seanca e radhës në Gjykatën Themelore të Suharekës, do të mbahet javën e ardhshme.