E mbante në shtëpi, por nuk e dinte që ky objekt vlente sa e gjithë pasuria

Një grua nga Filipinet mbante në banesën e saj një pasuri të jashtëzakonshme por nuk e dinte. 

Fun

23/08/2016 14:00

Ajo kishte një objekt që peshonte plot 34 kilogramë dhe kushtonte plot 100 milionë dollarë, bëhet fjalë për një perlë, që Aileen Amurao, punonjëse në zyrën e turizmit në Palauan, as që ja kishte idenë se sa vlente. Pas zbulimit, ajo njoftoi në facebook se kishte gjetur perlën më të madhe në botë.

Perla ishte përdorur për vite me radhë si hajmali (fatsjellës) dhe më pas ekspertët vërtetuan autenticitetin e saj.

Perla më e madhe në botë deri para pak kohësh është gjetur në detin Palauan në vitin 1930.

E njohur fillimisht me emrin Perla e Allahut e më pas si Perla e Lao Tzu-së, ajo peshon 6.4 kg, disa herë më pak se perla e gjetur së fundi.

oo_1471951683-6380866