E mbani mend Tomkën, ja si duket ai sot (Foto)

Tomka është një djalë i vogël që i pëlqen të luajë me top së bashku me shokët e tij. Por fushën e futbollit e marrin nazistët që kanë hyrë në qytet. Tomka nën kujdesin e të rriturve fillon të organizojë aksione kundër kampit ushtarak që është dislokuar në fushën e tyre të dikurshme të lojës.

ShowBiz

21/03/2016 23:16

“Tomka dhe shokët e tij” mund të themi që ka qenë një ndër filmat më të dashur për fëmijë. Prodhim i viteve 77’. Ky ishte një tjetër shkëlqim i Xhanfize Kekos, por edhe një shkëlqim i aktorit të vogël Enea Zhegu (Tomka).

Si shumica e këtij brezi, as Zhegu nuk e ka vazhduar rrugën e aktrimit. Ata ishin aktorë të “mëdhenj’ kur ishin të vegjël, ndërsa tani bëjnë një jetë të zakonshme. /shqiperiaime.al

Tomka