Mbahet Forumi Ekonomik Kosovë-Slloveni, marrin pjesë 40 kompani sllovene

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) me rastin e vizitës se ministrit të Punëve të Jashtme të Sllovenisë Karl Erjavec i cili do të pritet nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, ka organizuar Forumi Ekonomik Kosovë – Slloveni ku janë të pranishme rreth 40 kompani sllovene të sektorëve të ndryshme.

Lajme

13/03/2018 09:32

Në fund të takimit të bizneseve do të në shkruhet  protokoll bashkëpunimi mes bizneseve të Kosovës dhe  Sllovenisë.

Kryetari i OEK, Safet Gërxhaliu, tha se Sllovenia është një partner strategjik i Kosovës në shumë dimensione dhe forcimi i partneritetit ekonomik me këtë vend do të ndikojë në qëndrueshmëri ekonomike për Kosovën, raporton Ekonomia Online.

Madje sipas tij, ky bashkëpunim ndikon edhe në përshpejtim të proceseve integruese, por edhe në përmirësimin e imazhit dhe ndërkombëtarizimin e ndërmarrësisë vendore.