E lindur katër muaj para kohe, foshnja i mbijeton operacionit abdominal! (Video)

Kjo foshnje e lindur katër muaj para kohës normale, në ditën e gjashtë pas lindjes duhet të operohej, duke u bërë kështu pacienti më i ri në botë për operacion, transmeton lajmi.net

Lifestyle

19/04/2017 15:41

Prindërit e saj e kanë ndarë këtë histori të frikshme, të foshnjes që duhej të hynte në operim vetëm pak ditë pas lindjes.

Abiageal Peters është foshnja, pesha e së cilës ishte 1,3 lbs.

E përshkruar nga prindërit si “mrekullia jonë e vogël”, Abi konsiderohet të jetë pacienti më i ri që i mbijeton një operacioni abdominal.

“Foshnja jonë ishte luftëtare” thotë nëna e Abis. Në videon dhe fotot më poshtë do të mund të njiheni më gjerësisht me historinë prekëse të kësaj familjeje. /Lajmi.net/

YouTube player