E lexoi në Kuran, tash po shëron pacientë me helm të bletëve

Në periferi të Kajros, Omar Abulhassan rritë mijëra bleta - jo për shkak të majltit, por të helmit të tyre.

Fun

13/11/2018 23:26

Pas leximit në lidhje me përfitimet e bletëve në Kuran, Abulhassan, 30 vjeç, vendosi pesë vjet më parë që të rrisë insektet dhe të përdor helmin në terapi alternative. Ai beson se thumbimi i bletëve mund të lehtësojë dhimbjen dhe kurimin e sëmundjeve të tilla si reumatizmi, transmeton lajmi.net.

“Këto nuk janë përfitimet e vetme,” tha Abulhassan, i cili nuk ka bagazh mjekësor. “Pickimi i bletëve ndihmon edhe në rregullimin e gjendjes emocionale”.

Tani ai trajton rreth pesë persona në muaj. Në një sesion të zakonshëm, ai përdorë gjashtë bletë për të kafshuar pacientin e tij në pjesë të ndryshme të trupit, raporton Reuters.

Mohamed Abdelfattah, 29 vjeç, një pacient i rregullt, tha se terapia po përmirëson gjendjen e tij dhe po e bën atë të ndihet i shëndetshëm.

“Unë vazhdimisht marrë trajtim duke përdorur bletët për të rritur imunitetin tim dhe forcën e trupit”, tha Abdelfattah.

Përfitimet e terapisë së pickimit të bletëve nuk janë provuar shkencërisht, tha Mahmoud Abdullatif, një bletar me përvojë dhe anëtar i Federatës Arabe të Bletarëve.

“Nevojiten studime dhe pajisje shkencore në mënyrë që ne të mund të kuptojmë se çfarë përmban helmi i bletës dhe se si mund të përfitojmë nga ajo”, tha Abdullatif./Lajmi.net/