A do e lë Meda muzikën për futboll?! (Video)

Për këngëtarin Meda sukseset nuk kanë të ndalur.

ShowBiz

28/05/2016 22:54

Ai, si këngëtar e drejtor klubi, po shpërblehet për punën e palodhshme që e ka bërë ndër vite e po vazhdon ta bëjë me përkushtim, transmeton lajmi.net.

Meda, qe një kohë të gjatë është në skenë, ndërsa tash e 6 vite drejtor në klubin futbollistik ‘Hajvalia’.

Mirëpo nëse vie puna që ta zgjedh njërën apo tjetrën, ai këto dy arte në vete, nuk mund t’i ndajë.

I pyetur nëse do e braktiste muzikën për futboll, këngëtari muzikën dhe futbollin i cilëson arte në vete dhe me bindje thotë se nuk do ta lë muzikën për futboll, madje ai shpesh herë paratë që i fiton me muzikë i investon në klubin ‘Hajvalia’, gjë që kjo nuk paraqet dëm, por sjell vetëm të mira.

Meda gjithashtu tregon sa shumë iu gëzua pranimit të Kosovës në Uefa dhe Fifa.

Gjithashtu ai iu gëzua edhe titullit të parë që e fituan ekipi i futbollit të femrave ‘Hajalia’ në elitën e futbollit të Kosovës./Lajmi.net.

YouTube player