E lë laptopin të mbushet gjatë natës në zyrë, shpërthen dhe i gjithë ambienti përfshihet nga zjarri (Video)

Ky është momenti kur një laptop shpërthen, kurse copëzat e tij fluturojnë nëpër një zyrë në Letchworth të Anglisë.

Fun

03/04/2018 12:27

 

Laptopi i Steve Paffett-it shpërtheu derisa ishte duke u mbushur, kurse pronari i tij u alarmua vetëm atëherë kur aplikacioni instaluar në telefonin e mençur ia bëri me dije se zyra e tij po digjej, transmeton Telegrafi.

Ai kishte instaluar një aplikacion që e njofton në rast se aktivizohet alarmi kundër zjarrit, dhe kështu ai menjëherë kishte vrapuar tek telefoni për t’u bindur nëse alarmi ishte i rremë apo i vërtetë.

Për fat të keq, aty e kuptoi se zyra e tij ishte mbuluar nga tymi dhe zjarri nga laptopi që kishte shpërthyer derisa po mbushej.

Por edhe pse ekipet e zjarrfikësve u njoftuan menjëherë, ata nuk arritën t’ia shpëtojnë zyrën që tashmë ishte përfshirë nga zjarri.

Paffett ka publikuar videon në internet, me qëllim që t’ua bëjë me dije të tjerëve që mos ta bëjnë gabimin e njëjtë që e kishte bërë – duke e lënë laptopin në zyrë për t’u mbushur gjatë gjithë natës.