E lë i dashuri sepse është shumë e shëndoshë, ja si hakmirret (FOTO)

Xiaoxiao, është një vajzë e re kineze, të cilën e la i dashuri, pasi e cilësoi si shumë të shëndoshë.

Fun

13/01/2016 18:24

E tronditur, vajza përgatiti një hakmarrje të neveritshme. Siç raporton, Mirror, menjëherë pas ndarjes ju nënshtrua liposucionit për të humbur peshë.

Në atë moment i erdhi ideja e hakmarrjes, duke i dërguar ish të fejuarit një sapun të bërë me dhjamin e nxjerrë nga trupi i saj gjatë liposucionit.

Xiaoxiao bëri një selfie, me sapunin në dorë dhe e publikoi në sajtin kinez Sina Weibo, me një mesazh për ish- të dashurin.

“Duke qenë se këtë vit nuk do jemi bashkë, kam krijuar një sapun me dhjamin tim, për t’ia dhënë nënës tënde që të lajë pjatat”.

Menjëherë pas kësaj reagoi i riu, i cili shkroi, “Pse po më nxjerr të keq në internet?”