E lë i dashuri për të, mesazhi më i “çuditshëm” që pranoi Samanta

Këngëtarja Samanta Karavella është njëra prej emrave më të dashur të skenës muzikore.

ShowBiz

03/11/2017 16:50

Samanta njihet për zërin dhe stilin unik, duke bërë për vete numër të madh fansash, shkruan lajmi.net.

Ajo është goxha aktive në rrjete sociale dhe së fundi ka publikuar një mesazh nga një fanse, i  cili e ka lënë atë pa fjalë.

“I dashuri im të do, por tash ne jemi ndarë. Shpresoj se mund të të takojë”, thuhet ndër të tjera në mesazhin që një fanse i dërgoi Samantës, i cili për këngëtaren ishte mesazhi i ditës.

Kujtojmë që “Maje zemrën” është kënga e fundit që Samanta e publikoi tre muaj më parë duke marrë mbi 5 milionë klikime. /Lajmi.net/